Ushtria e Kosovës marshon në Mitrovicë

Në jug të Mitrovicës sot 215 ushtarë të Republikës së Kosovës kanë marshuar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër, duke u kthyer sërish në bazë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka sqaruar se ky ka qenë marshim kondicional të cilin e ka zhvilluar regjimenti i tretë.

Ai ka theksuar qartë se marshime të tilla janë të rregullta.

“Sot Regjimenti i tretë kanë realizuar marshimin kondicional i cili ka qenë i planifkikuar për 215 ushtarë tanë. Marshimi në Mitrovicë ka filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër dhe është bërë kthimi sërish në kazermë. Marshime të tilla janë të rregullta, ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor dhe është realizuar sot, prandaj bëjmë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jipet konotacion tjetër. Marshimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës. Përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve tanë e ka Policia e Kosovës e cila është në krye të detyrës dhe është duke kryer me shumë sukses punën e saj. Ju lutem mos të iu besoni dezinformatave dhe lajmeve të rreme”, ka shkruar mehaj në Facebook./21Media 

Back to top button