Ushtria e Ukrainës vazhdon të luftojë forcat ruse jashtë Kievit

Ushtria ukrainase thotë se forcat e armatosura janë të angazhuara në luftime në periferi të kryeqytetit Kiev në Dymer dhe Ivankiv, ku një numër i madh i automjeteve të blinduara ruse kanë avancuar.
Një postim në faqen zyrtare në Facebooki forcave të armatosura të Ukrainës tha se forcat “vazhduan t’i rezistonin” forcave ruse në veriperëndim të kryeqytetit, transmeton rtv21.tv.
Postimi shtoi se trupat kishin shkatërruar një urë në kufirin e lumit Teteriv për të penguar avancimin e mëtejshëm të forcave ruse.
Ai shtoi se trupat ende po mbanin një fushë ajrore në periferi të qytetit – e cila mund të bëhet një trampolinë për ushtrinë ruse në Kiev nëse trupat ruse do ta kapnin atë./21Media

Back to top button