Ushtria ruse: S’kemi hasur në rezistencë në kufijtë ukrainas
Më herët u raportua me një deklaratë të ushtrisë ukrainase se forcat e saj ajrore po luftonin kundër një sulmi ajror nga Rusia.
Por ministria ruse e mbrojtjes, citohet nga agjencia ruse e lajmeve Interfax të ketë thënë se “mbrojtja ajrore e forcave të armatosura ukrainase është shtypur”, transmeton rtv21.tv.
Ministria shton se “forcat kufitare ukrainase nuk u bënë rezistencë njësive ruse”.
Nuk ka pasur asnjë konfirmim të pavarur të këtyre pretendimeve./21Media