Ushtria e Ukrainës thotë se ka rrëzuar aeroplanët rusë

Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se kanë rrëzuar pesë avionë rusë dhe një helikopter.
“Ruhuni të qetë dhe besoni në mbrojtësit e Ukrainës”, thuhet në deklaratën e forcave të Ukrainës, transmeton rtv21.tv.
Megjithatë, Ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar se avioni i saj është rrëzuar.
Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës – dhe minuta më vonë, sipas raporteve, u lëshuan granatimet dhe raketat e para në Ukrainë./21Media

Back to top button