Ushtria siriane: Pesë të vrarë në sulmin izraelit në Damask

Ushtria e Sirisë ka thënë se pesë persona kanë vdekur pasi raketat, siç pretendon se ishin izraelite, ka goditur kryeqendrën Damaskun dhe rrethinën të dielën, raporton BBC.
Zyrtarët thonë se një ndërtesë në lagjen Kafr Sousa në qendër është goditur, ndërsa si pasojë kanë vdekur katër civilë e një ushtar.
Në atë zonë gjendet një kompleks i sigurisë në Siri.
Izraeli shpesh godet shënjestrat në Siri të lidhura me militantët e Iranit dhe Hezbollahut, por rrallë komenton këto sulme.

Back to top button