Daçiq: Njohja e Kosovës është e papranueshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë për “Euronews Serbia” se qëndrimi i Beogradit në dialogun me Prishtinën është “kristal i qartë”, duke thënë se nuk ka bisedime të mëtejshme derisa të përmbushet marrëveshja e Brukselit.
Ai ka thënë se “anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohja ndërkombëtare janë të papranueshme”, përcjell Danas.
Daçiq në Konferencën e Sigurisë në Mynih, pas panelit për Ballkanin Perëndimor, i cili ishte i mbyllur për publikun, deklaroi se iu tha pjesëmarrësve se Serbia dëshiron paqen, por se sipas tij “është veçanërisht irrituese kur të gjithë flasin për parimin e integritetit territorial dhe askush nuk mendon për Serbinë”.
Ai tha se në panel ka përsëritur se kjo nuk është një temë e re dhe se është diskutuar para 10 vjetëve në Mynih dhe konferenca të ngjashme, dhe se ka marrë pjesë në emër të Serbisë “në një projekt evropian të quajtur Marrëveshja e Brukselit”./21Media

Back to top button