Ushtria ukrainase pretendon se ka rimarrë qytetin afër Kievit

Ushtria ukrainase pretendon se forcat e saj rimorrën qytetin Makariv, afër Kievit.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, në përditësimin e fundit mbi konfliktin informoi se trupat e tij i shtynë trupat ruse nga qyteti, rreth 60 km në perëndim të kryeqytetit.

“Falë veprimeve heroike të mbrojtësve tanë, flamuri shtetëror i Ukrainës u ngrit mbi qytetin e Makariv, armiku u refuzua”, u shkrua në Facebook.

Kjo vjen tri ditë pasi një sulm rus me mortaja në qytet vrau shtatë persona, sipas policisë lokale.

BBC raporton se nuk ishte në gjendje të verifikojë pretendimin ukrainas./21Media

Back to top button