Ushtria ukrainase thotë se po kryen kundërsulme në Soledar

Ushtria ukrainase tha të enjten se po kryente kundërsulme në Soledar, qyteti lindor që ka qenë objekt i bombardimeve intensive ruse.
“Pas disa ditësh tërheqjeje, ne kemi bërë edhe një përparim të vogël”, tha Brigada e 46-të Ajrore e Ukrainës në Telegram.
“Stacioni hekurudhor është i yni. Miniera është e jona. Ne presim mbështetje. Soledar është Ukraina”.
Rusia po përpiqet të rrethojë Bakhmutin e afërt duke përdorur kontraktorët privatë të Wagner dhe personelin e rregullt ushtarak, tha Hanna Maliar, zëvendësministrja e mbrojtjes e Ukrainës, në Telegram.
“Ushtarët tanë me guxim mbajnë pozicionet e tyre dhe i shkaktojnë armikut humbje të shumta”, tha ajo./21Media

Back to top button