Ushtrim i aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, dy persona u arrestuan, tre u proceduan penalisht

Policia e shtetit sot ka informuar se ka arrestuar në flagrancë dy shtetas dhe janë proceduar penalisht tre të tjerë për raste të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit online.
“Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan shtetasit L.V., 53 vjeç, dhe F.K., 36 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit L.V u konstatua duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online shtetasi F.K.”, ka informuar policia.
Siç është informuar, Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Dimal kanë proceduar penalisht shtetasit A.K., 20 vjeç, V.B., 46 vjeç dhe D.P., 21 vjeç, banues në Dimal, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit në pronësi të shtetasit A.K, janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online shtetasit V.B dhe D.P.
“Në cilësinë e provës materiale u sekustruan 3 aparate celular, të cilët dyshohet se përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit.”, ka bërë të ditur tutje policia.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme./21Media

Back to top button