​Ushtrimi me zjarr në objektin e komunës, Rama: U organizua për të testuar forcat e sigurisë

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës organizoi sot një ushtrim praktik në objektin e vjetër të komunës për testimin gatishmërisë reaguese të pjesëtareve të personelit komunal dhe qytetarëve, në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore.

Si pjesë e ushtrimit, kati përdhesë i objektit të komunës u “përfshi” nga zjarri. Brenda gjashtë minutave, ekipet emergjente, Kryqi i Kuq dhe ekipi i zjarrfikësve përmes metodave praktike, nxorën nga objekti të “lënduarit”, punonjës të komunës. Zjarri i improvizuar u sanua brenda 10 sekondave.

Pas ushtrimit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se një ushtrim i tillë u realizua për herë të parë në kryeqytet.

Ai tha se ushtrimi në fjalë do të përsëritet çdo gjashtë muaj, në mënyrë që të perfeksionojnë punën e mbrojtjes së qytetarëve.

“Kemi organizuar sot drillin e parë për me i testuar forcat sigurisë, zjarrfikësit, ambulancën në rast emergjent, në rast nevoje. 01:00 Kemi bërë një inspektim të një zjarri në ndërtesën e kryeqytetit një zjarri që ka ndodhur në përdhese janë thirrur zjarrfikësi ambulanca dhe policia prej momentit kur ka ndodhur zjarri kur janë lajmëruar gjithë punëtorët e kryeqyteti në pikat ku janë të paracaktuara si rezultat i emergjencave, deri ne momentin kur kanë ardhur forcat e zjarrfikëseve gjithë kjo ka ndodhur fillimisht gjashtë minutash mandej brenda 10 minuta është sanuar zjarri, kemi pas edhe kërcime nga ndërtesa në këtë dyshekun i cili ka shpëtuar tri jetë, gjitha këto janë përgatitje një drill, i cili nuk ka ndodhur më parë në kryeqytet. E kemi bërë sot që do të jete do të bëjmë sa herë të kemi në vijë ose çdo gjashtë muaj që ta perfeksionojmë punën e mbrojtjes së qytetarëve tanë, në këtë rast të punonjësve në administratë të kryeqytetit”, tha Rama.

Drejtori për siguri dhe emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica tha se ushtrime ndihmojnë në përmirësimin e ekipeve emergjente.

Ndër të tjera, ai tha se numri i zjarrfikësve në Kosovë nuk është i mjaftueshëm dhe tha se janë në fazën që të ngritet numri i zjarrfikësve.

“Koha ka qenë shumë e shpejt e ndërhyrjes, i kemi përmbush gjitha pikat që kemi pasur ne planin tonë operativ, mirëpo kjo na shërben edhe ne që të perfeksionojmë dhe të shikojmë se ndoshta kemi pasur ndonjë lëshime largqoftë…04:21 Kjo është ushtrimi i parë, ne do të testojmë gatishmërinë e institucioneve që në vartësi të kryeqyteti, duke filluar nga shkollat, ndërtesa e komunës , qendrat e mjekësisë familjare te gjitha ne vartësi te kryeqytete do të zhvillohen plane emergjente për shpëtim te jetëve te qytetarëve. Ne jemi në fazën që të ngritëm numrin e zjarrfikësve dhe kemi gatishmërinë dhe vullnetin që numër i zjarrfikësve që të rritet, por ne jemi në fazën e krijimit të shërbimit vullnetar të zjarrfikësve që të jenë në gjendje gatishmërie të ndihmojnë brigadën e zjarrfikësve”, tha Fushtica.

Ndërsa, komandanti i brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi u shpreh se do të vazhdojnë të mbajnë analiza pas veprimit (APV), në mënyrë që të nxjerrin të metat e ekipës së zjarrfikësve dhe të përmirësojnë reagimet në fatkeqësi.

Ky është një ushtrim, i cili i teston kapacitete reaguese qofshin ato brenda komunës, ato institucione që e kanë për obligim reagimin e zjarreve dhe fatkeqësive tjera natyrore…Pra, qëllimi i ushtrimit është me i nxjerr të metat, të cilat janë dobësitë tona në rast të zjarreve dhe fatkeqësive tjera natyrore, cilat janë mundësit tona me reaguar ne ato fatkeqësi…ne do të mbajmë një APV që quhet analiza pas veprimit ku nxirren të meta jo të mirat, se si të metat të vazhdojnë ne duhet t’i nxjerrim, të metat që me i përmirësuar. Në të ardhmen edhe pse ne zjarre dhe fatkeqësi jo gjithherë mos me thënë zakonisht mund te ketë një dobësi në reagim, por t’i minimizojmë defektet që i kemi”, shtoi Gashi.

Back to top button