LVV trumbetoi rënien e inflacionit, Bajrami: Atë që blinim me 1 euro para dy viteve sot as me 1.5 euro s’po mund ta blejmë

Lëvizja Vetëvendosje duke cituar matjen e Trading Economics njoftoi se Kosova ka normën më të ulët të inflacionit në rajon me vetëm 2.8%.

“Norma vjetore e inflacionit në Kosovë në muajin e gjashtë (qershor) 2023 ka rënë në 2.8% nga 4.3% sa ishte evidentuar në muajin e pestë (maj) 2023, duke shënuar kështu normën më të ulët të inflacionit prej muajit qershor 2021, thotë matja e Trading Economics.

E lidhur me këtë Hykmete Bajrami nga LDK i tha RTV21 se nëse çmimet e qershorit të vitit 2023 krahasohen me çmimet e qershorit të vitit 2021 ato janë 17.29% me të larta.

“Por një gjë duhet ta kemi të qartë edhe nëse e marrim vetëm normën e përgjithshme të inflacionit që është 2.8% (VI.2023), prapë ky 2.8% është ngritje mbi çmimet e ngritura të qershorit të vitit 2022, kur norma e inflacionit ishte 14.1%. Çka d.m.th. se nëse çmimet e qershorit të vitit 2023 krahasohen me çmimet e qershorit të vitit 2021 ato janë 17.29% me të larta. 14.1% (VI.2022) + 2.8% (VI.2023)+ (14.1 x 2. = 17.29%”, tha jo.
Sipas saj nuk ka vend për propaganda pasi që thotë e , sepse çka kemi ble me 1 euro para dy viteve sot as me 1.5 euro s’po mund ta blejmë.

Siç citoi edhe Bajrami Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës norma e inlacionit për muajin qershor 2023 paska qënë 2.8%, por nëse e lexojmë këtë raport në tërësi e shohim se produktet bazë kanë pasë një ngritje shumë me të madhe se 2.8%. Sipas ASK gjatë muajit qershor 2023 kjo ishte norma e inflacionit për kategori të produteve ka qënë si në vijim: – perimet (22,5%); – mallra shtëpiake jo të qëndrueshme (17,8%); – energjia elektrike (15,0%); pemët (11,5%); – qumështi, djathi dhe vezët (10,8%); – shërbimet për transport (10,0%); – buka dhe drithërat (9,2%); mishi (7,7%=); – uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (7,5%); – gjërat dhe pajisjet e tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (7,2%); – kujdesi personal (6,0%); – mobiliet dhe orenditë (5,7%); – shërbimet hoteliere (5,0%); dhe kafja, çaji dhe kakao (4,0%)./21Media

Back to top button