Uzuni nuk e harron dot Ferencvaroshin, premton rikthimin
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka bërë hapin e madh në karrierën e tij duke u transferua në La Liga. Myrto Uzuni ka zgjedhur Granadan si skuadrën e tij për të vazhduar karrierën futbollistike.
Kalimi i tij nga Ferencvarosi te Granada bëri të mundur edhe realizimin e një ëndrre të Uzunit, ku paraqitjet e tij marrin edhe më shumë vlerë.
Një eksperiencë e kaluar bukur te skuadra hungareze, ku në një kohë të shkurtër u kthye në një nga lojtarët kryesorë të kampionëve hungarez, teksa u kthye edhe në idhullin tifozëve.
Në një intervistë , sulmuesi beratas ka folur për kalimin e tij te Granada, ndërsa nuk i “ndahet shpirti” nga Ferencvaros, ku shprehet se një ditë me siguri do të rikthehet përsëri në Hungari.