“Vagon”, premierë në Prishtinë e Tiranë
Më 20 dhjetor, në Teatrin Kombëtar të Kosovës u dha shfaqja “Vagon”.
“Vagon” është produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” – Tiranë.
Në “Për Ditë të Mbarë” në RTV21, regjisori Naser Shatrolli foli rreth shfaqjes.
“Vagon” përkon me dinjitetin e kultit të individit në relacione familjare. Në kuptimin filozofik ”Vagon” thërmon grimca atomi mbi kujtesën parasegjithash. Është dramë filozofike që rrugëton nëpër binarët e lidhjes familjare përkatësisht së popujve të rajonit ballkanik./21Media