Vajza e Kadaresë : Profilet e krijuara në media sociale në emër të prindërve, janë fallco dhe botojnë marrëzira

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të ndjerë, Ismail Kadare ka thënë se janë hapur profile të rreme të prindërve të saj, nëpër rrjete sociale.
Besiana është shprehur se në ato profile po botohen marrëzira dhe ka bërë thirrje që të mos ndiqen dhe të raportohen.
“Dëshiroj të tërheq vëmendjen tuaj mbi faktin që absolutisht të gjitha profilet e krijuara nëpër media sociale (Facebook, Twitter, Instagram) në emër të prindërve, pra Ismail ose Helena Kadare, janë FALLCO dhe botojnë marrëzira, te cilat disa herë i reflektojnë edhe mediat. Ju lutem mos i ndiqni dhe raportojini rregullisht si « FAKE » në mënyrë që të bllokohen një herë e mirë”, ka shkruar Besiana në “Facebook”./21Media