Vajza e rrahu nënën, ia gjuajti gjësendet në oborr

Policia ka bërë të ditur se dje një grua nga Ferizaj ka raportuar se vajza e saj e ka sulmuar fizikisht.
”Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e ka sulmuar fizikisht dhe më pastaj ka dëmtuar orenditë në shtëpi duke i thyer dhe gjuajtur në oborr. Viktima nuk ka pranuar trajtimin mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar në prezencë të avokatit dhe punëtorit social”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Në konsultim me prokurorin e dyshuara është ndaluar në qendrën e mbajtje për 24 orë./21Media

Back to top button