Vajza raporton se babai tentoi ta vriste

Një vajzë në Prizren ka raportuar në Polici të premten se babai e ka goditur me thikë.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa vajza është dërguar për trajtim.

Policia e ka iniciuar rastin si “vrasje në tentativë”.

“Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (babai i saj), nën ndikim të alkoolit e ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Back to top button