“Vajzë mos të marrsha ty, ishalla …” Zyber Avdiu tregon historinë e këngës virale me traktor

“Vajzë mos të marrsha ty, ishalla me shkel traktori”,  ishte një prej hiteve të këngëtarit nga Shkupi, Zyber Avdiu, e cila edhe sot është virale në rrjetet sociale.

Këngëtari Avdiu në emisionin “Ftohtë e Nxehtë” në RTV21 rrëfeu për historinë e kësaj kënge.

Tregoi se është paragjykuar për fjalën “traktori”.

“ Habia më e madhe ka qenë kjo, se kur e kam këndu traktorin kanë thënë ky bre vlla, për herë të parë paska zhdrypë..”, duke shtuar se është i lundur e i rritur në Shkup dhe siç tha Avdiu njerëzit pyesin se ku e ka marrë këtë term.

“ Kur i kisha kritikat unë, unë kur e kam dhënë një intervistë në atë kohë kam qenë personi non-grata, televizioni s’ka mujt me paramendu, a njerëzit që punon në television njerëz që ishin eksperta të muzikës më thonin mua, unë kisha investu në ty, por këta ende nuk po e kuptojnë çka është ky stil kështu, dhe gjatë kohës unë me një intervistë kam thënë që do vjen koha që këngët e mija do hyjnë në thesarin e këngës së bukur shqipe në krahasim se çka do të del”, tha Avdiu duke shtuar se tani përdoren këngë me tekste që përmbajnë fjalë eksplicite./21Media

Back to top button