Shamima Begum, e cila u largua nga Britania e Madhe për në Siri për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik si adoleshente, nuk do të lejohet të kthehet, kështu ka vendosur Gjykata e Lartë.

Gjykata tha në një vendim unanim se të drejtat e saj nuk u shkelën kur asaj iu refuzua leja të kthehej, transmeton rtv21.tv.

Begum ishte 15 vjeç kur ajo dhe dy vajza të tjera në Londër u larguan nga Britania e Madhe në shkurt të vitit 2015 dhe udhëtoi për në Siri për t’u bashkuar me grupin e Shtetit Islamik.

Asaj i është marrë pasaporta britanike në vitin 2019, por ka aplikuar në sistemin gjyqësor për t’u kthyer në Britani dhe për të kundërshtuar vendimin./21Media