Vaksina e Rusisë 92% efiktive

 

Vaksina kundër koronavirusit e Rusisë Sputnik V jep rreth 92% mbrojtje zbulojnë rezultatet e provës së fazës së vonë.

Ajo gjithashtu është konsideruar të jetë i sigurt – dhe ofron mbrojtje të plotë kundër shtrimit në spital dhe vdekjes, raporton BBC, përcjell portal rtv21.tv.

Vaksina fillimisht hasi në disa polemika pasi u përhap para se të dilnin të dhënat përfundimtare të provës.

Por shkencëtarët thanë se përfitimi nga kjo vaksinë është demonstruar.

Ajo bashkohet me radhët e vaksinave të provuara krahas Pfizer, Oxford / AstraZeneca, Moderna dhe Janssen.

Vaksina Sputnik funksionon në një mënyrë të ngjashme me vaksinën Oxford / AstraZeneca të zhvilluar në MB dhe vaksina Janssen e zhvilluar në Belgjikë./21Media

Back to top button