Vaksina kundër HPV-së redukton rrezikun e kancerit të qafës së mitrës

Vaksina kundër papilloma virusit (HPV) ka zvogëluar rastet e kancerit të qafës së mitrës me gati 90%, sipas një studimi të botuar të enjten.
Organizata e Britanisë së Madhe “Cancer Research” i përshkroi gjetjet si “historike”, duke thënë se rezultatet dëshmojnë se vaksina po shpëton jetë.
Pothuajse, të gjitha kanceret e qafës së mitrës shkaktohen nga viruset dhe shpresa është se përmes vaksinimit, sëmundja mund të eliminohet.
Studiuesit kanë karahasuar shkallën e rasteve me kancer të qafës së mitrës para programit të imunizimit me vaksinën kundër papilloma virusit dhe pas këtij programi.
Ata kanë kanë ardhur në përfundimin se kishte një “reduktim të konsiderueshëm”, veçanërisht në mesin e grave më të reja që e kanë marrë vaksinën, sipas rezultateve të publikuara në revistën mjekësore The Lancet.
Në Mbretërinë e Bashkuar vajzave u ofrohet vaksina midis moshës 11 dhe 13 vjeç, në varësi të vendit ku jetojnë. Vaksina u ofrohet edhe djemve që nga viti 2019.

“Studimi ynë ofron dëshminë e parë të drejtpërdrejtë të efektit të vaksinimit kundër HPV-së me shkallën e të sëmuarve me kancerin e qafës së mitrës”, kanë shkruar autorët.
Reduktimi i rrezikut ka qenë më i dukshëm tek ata që ishin vaksinuar në moshat më të hershme të mundshme 12-13 vjeç, me një rënie prej 87%. Ata të imunizuar nga mosha 16-18 vjeç kanë një rënie të rrezikut prej 34%, ka zbuluar studimi, shkruan Rel
Kanceri i qafës së mitrës, i cili shkaktohet nga HPV – një infeksion i zakonshëm seksualisht i transmetueshëm – është i shërueshëm nëse zbulohet dhe trajtohet herët. Vitin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nisur një strategji globale për të eliminuar sëmundjen.
Kanceri i qafës së mitrës vret qindra mijëra gra çdo vit.
Back to top button