Vaksina Pfizer 85% efektive pas një doze

 

Vaksina kundër koronavirusit të Pfizer/ BioNTech është 85% efektive pas dozës së parë, sipas një studimi izraelit.

Britania e Madhe mori kritika në janar kur shtyu dozën e dytë nga tre javë në tre muaj, transmeton rtv21.tv.

Por studimi i fundit botuar në “The Lancet”, zbuloi se një dozë e vetme zvogëloi numrin e njerëzve që përhapnin Covid simptomatik me 85% pas tre javësh.

Studimi nga Sheba Medical Center, një nga spitalet kryesore kërkimore të Izraelit, raportoi një rënie prej 75 përqind të numrit të njerëzve që testohen pozitivisht për infeksionin, duke sugjeruar që doza e vetme do të ketë një ndikim të rëndësishëm në bllokimin e infeksionit asimptomatik dhe transmetimit./21Media

Back to top button