“Java e Minatorëve” sivjet pa manifestim qendror

 

“Java e Minatorëve” në këtë vit nuk do të shënohet me manifestim qendror, vetëm me disa aktivitete simbolike për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në takim anëtarin e bordit të ndërmarrjes publike “Trepça, Shyqyri Sadiku.

Në këtë takim kryetari Bahtiri është njoftuar nga anëtari i bordit “Trepça” se në këtë vit nuk do të ketë manifestim qendror të “Javës së Minatorëve” që i dedikohet minatorëve grevistë të vitit 1989, për shkak të gjendjes aktuale me pandeminë CoVid-19, dhe respektimit të vendimit të Qeverisë për mos grumbullimit të madh të njerëzve.

Edhe pse “Java e Minatorëve” nuk do të shënohet me manifestim siç është organizuar viteve më parë, gjatë këtij takimi është potencuar se menaxhmenti i “Trepça” SH.A, përfaqësuesit e sindikatës, dhe disa nga minatorët janë përkujdesur që të shënojnë disa aktivitete simbolike për nder të kësaj jave të rëndësishme për minatorët.

Ku me kërkesë të bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Shyqyri Sadiku, ka ftuar edhe kryetarin e komunës, Agim Bahtiri, të jetë pjesëmarrës në shënimin e këtyre aktiviteteve me rastin e 32 vjetorit të grevës së minatorëve 20-28 shkurt 1989.

Në fund u bë e ditur se aktivitetet do të fillojnë me ngritjen e flamurit kombëtar pranë varrit të heroit të kombit “Mehë Uka” në fshati Bajgorë, për të vazhduar me homazhe te kompleksi memorial në Prekaz, tek varrezat e dëshmorëve në Shipol, si dhe në fund vizitë tek pllaka e minatorëve grevistë të vitit 1989 në sheshin e qytetit “Isa Boletini”./21Media

Back to top button