Vaksinat e para përmes COVAX-it arrijnë në Gana

 

 

Gana u bë vendi i parë në botë që mori vaksina kundër COVID-19 përmes programit COVAX.

Ky program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë synon të sigurojë shpërndarjen e vaksinave edhe në vende të varfra, përcjell rtv21.tv

Deri në fund të vitit, ai synon të shpërndajë rreth 2 miliardë doza vaksinash në të gjithë botën.

Sot, 600 mijë doza të vaksinës AstraZeneca arritën në kryeqytetin e Ganës, Akra. OBSH-ja dhe Fondacioni i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë thanë se kjo është “një ngjarje e rëndësishme”.

“Ardhja e vaksinave kundër COVID-19 në Gana është thelbësore për t’i dhënë fund pandemisë”, thanë dy organizatat.

Gana, vend i Afrikës Perëndimore, ka regjistruar mbi 80 mijë e 700 raste me koronavirus dhe 580 vdekje, që nga fillimi i pandemisë, në pranverën e vitit të kaluar.

Këto shifra besohet të jenë larg numrit real, për shkak të niveleve të ulëta të testimit./21Media

Back to top button