Vaksinimi në botë: Cilat janë vendet që prijnë?

Deri më sot, më pak se 20 vende në botë, përfshirë disa vende ishullore që janë nën protektoratin e vendeve të mëdha, kanë arritur të vaksinojnë më shumë se 70 përqind të popullsisë së tyre kundër virusit korona, sipas të dhënave nga ourworldindata.org.
Vendi i parë në planet është Gilbraltar, i cili vaksinoi të gjithë popullsinë.
Pasohet nga Portugalia me pothuajse 82 përqind të vaksinuar plotësisht, Malta me 81 përqind dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me 80 përqind.
Në Islandë, pothuajse 80 përqind e qytetarëve gjithashtu morën të dy dozat e vaksinës antikovid,në Singapor, 77 përqind.
Spanja vaksinoi 76 për qind të popullsisë, Katari më shumë se 75 për qind, Danimarka më shumë se 74 për qind dhe Uruguaji 73 për qind.
Më shumë se 70 përqind e atyre që janë vaksinuar plotësisht janë gjithashtu Kili, Ishujt Faroe, Irlanda, San Marino, Belgjika, Sishel dhe Kina.
Një numër i madh i vendeve kanë tejkaluar 60 përqind të qytetarëve të imunizuar. Këto janë Kanadaja, Aruba, Nauru, Italia, Britania e Madhe, Norvegjia, Franca, Mongolia, Holanda, Izraeli, Bahreini, Gjermania, Suedia, Mauritius, Butani, Qiproja dhe Maldivet.
Në rajon, Sllovenia është më e suksesshmja në këtë drejtim me 46 përqind, e ndjekur nga Serbia me 42 përqind, Kroacia rreth 41 përqind, Mali i Zi me 32 përqind, Kosova 22 përqind, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë vetëm 13 përqind e popullsisë janë të vaksinuar.
Pas dhënies së dozës së tretë ose “përforcuese” të vaksinës, i pari në botë është Izraeli, ku më shumë se 34% e qytetarëve janë rivaksinuar. Pasohet nga Uruguai me 21 përqind, Kili dhe Islanda me pothuajse 14 përqind secila, Turqia me 12 përqind dhe Republika Dominikane me më shumë se 7 për qind./E.D-21Media

Back to top button