Vaksinohen të burgosurit

 
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot në institucionet korrektuese sipas planit paraprak nga Ekipet e Njësive Shëndetësore dhe atyre korrektuese janë vaksinuar me dozën e parë të gjithë ata të burgosur, të cilët kanë dëshiruar të vaksinohen.
Në njoftim thuhet se gjatë procesit të vaksinimit të burgosurit kanë pasur mundësinë të zgjedhin se cilën vaksinë dëshirojnë të marrin.
“Bazuar në evidencat e raportuara nga secila njësi, sot janë vaksinuar 759 të burgosur, prej tyre 710 me vaksinën Pfizer, ndërsa 49 me vaksinën Astra Zeneca. Po ashtu, sot në të gjitha institucionet korrektuese janë vaksinuar edhe stafi korrektues dhe zyrtarë të tjerë. Prej tyre janë vaksinuar gjithsejtë 282 staf, prej tyre 281 me vaksinën Pfizer, ndërsa 1 me vaksinën Astra Zeneca”, thuhet tutje në njoftim.
Procesin e vaksinimit të të burgosurve e ndoqën nga afër, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani dhe Drejtori i Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, Milazim Gjocaj./21Media

Back to top button