Vala e fundit e pandemisë, 37 nëna të infektuara me COVID lindën 38 fëmijë në QKUK

 
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(SHSKUK) ka njoftuar se në Klinikën e Gjinekologjisë, gjatë valës së fundit të pandemisë, 37 nëna të infektuara me COVID-19 lindën 38 fëmijë.
SHSKUK ka bërë të ditur se, prej tyre, 16 lindje u kryen në mënyrë normale, ndërsa 21 me operacion.
“Gjatë kësaj kohe, Gjinekologjia kishte gjithsej 103 paciente, për të cilat u përkujdes një ekip i përbërë nga gjinekologë, neonatologë, infektologë, pulmologë dhe anesteziologë”, ka njoftuar SHSKUK./21Media

Back to top button