Vala e të nxehtit në Evropë përmes fotografive

Një periudhë e nxehtësisë intensive ka përfshirë Evropën Jugore, me kushte ekstreme që pritet të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave.

Me paralajmërime se rekordet lokale mund të thyhen në Itali, Greqi, Turqi dhe Ballkan.

Temperatura mund të arrijë në 47 gradë Celsius në Sardenjë këtë javë, raportojnë mediat italiane – temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Evropë ishte 48.8C  në Siçili në gusht 2021.

Autoritetet italiane kanë lëshuar alarm të kuq për 16 qytete, ndërsa një zjarr në ishullin Kanarie të La Palma ka detyruar evakuimin e 4000 personave.

Këtu janë vetëm disa foto se si vala e të nxehtit ka prekur pjesë të ndryshme të kontinentit./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

 

Back to top button