Valdete Daka me konferencë të jashtëzakonshme për media

 
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për medie.
Në konferencë për medie, Daka do të dalë në ora 11:00.
Të hënën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkarkoi Valdete Daka nga pozita e kryetares së KQZ-së. Për çka ngjalli edhe reagime nga shoqëria civile por edhe së fundmi nga Bashkimi Evropian.
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në përputhje me ligjin e Kosovës dhe të ruhet pavarësia e KQZ-së.
Osmani në vend të Dakës ka emëruar Kreshnik Radoniqin.

Back to top button