Valdrin Sahiti dorëzon pasaportën diplomatike

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se disenjatori Valdrin Sahiti ka dorëzuar pasaportën diplomatike.

Sipas njoftimit të MPJD-së, Sahiti e ka dorëzuar pasaportën diplomatike më 26 prill të këtij viti dhe me kërkesë të tij i është pavleftësuar.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju njofton se Valdrin Sahiti është pajisur me pasaportë diplomatike në dhjetor të vitit 2020, me vendim të ish ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj. Sahiti ka dorëzuar pasaportën diplomatike në MPJD, me datë 26.04.2023. Të njëjtit me kërkesë të tij, i është pavleftësuar pasaporta diplomatike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Tutje bëhet e ditur se ende nuk ka ndonjë raport zyrtar nga autoritetet turke lidhur me raportimin e mediave për arrestimin e Sahitit në shtetin turk./21Media

Back to top button