Vapa e madhe vazhdon edhe gjatë javës

Gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe me vapë, kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas njoftimit të hënën parashihet të ketë vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu në formë stuhish.

Nga dita e martë deri të enjten moti do të jetë i nxehtë me temperatura të larta deri 37 gradë Celsius. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius.
“Për shkak të ndryshimeve të temperaturave, proceseve fizike dhe dinamike që do të ndodhin në Troposferë, ekziston mundësia që në territore të caktuara rigat e shiut të shoqërohen me breshër. Indeksi UV deri në fundjavë mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt me rrezet e diellit mbeten në fuqi. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe lokalist e fortë”, thuhet në njoftimin e Insitutit./21Media
Back to top button