Vapa në Kanada: Digjet një fshat!

Në Kanada ditëve te fundit temperaturat ditore shënuan rekord, +49.7°C!
Një zjarr i madh ka djegur 90% të fshatit,ku ishte regjistruar temperatura më e lartë ndonjeherë në Kanada.
Brad Vis, nje deputet lokal,tha se zjarri kishte ka shkaktuar dëme të mëdha në Litton, në Kolumbinë Britanike dhe në infrastrukturën kritike përreth.
Jan Polderman, kryetari i Bashkisë së Lytton, i tha BBC-së se ai kishte qenë me fat që i shoëtoi vdekhes.
“Nuk do të mbetet shumë nga Littoni,” tha ai. “Kishte zjarr gjithandej”.
Z. Polderman i tha programit Newshour të BBC-së se qyteti i tij u përfshi nga një “mur zjarri”.
Ai më parë kishte urdhëruar njerëzit të evakuohen, duke thënë që flakët ishin përhapur nëpër fshat për vetëm 15 minuta.
Fshati këtë javë regjistroi temperaturën më të lartë të vendit ndonjëherë prej 49.6C (121.3F).
Temperatura abnormale të larta janë regjistruar në disa vendet te Amerikës së Veriut.
British Columbia, në Kanadën perëndimore, regjistroi 486 vdekje gjatë pesë ditëve krahasuar me një mesatare prej 165 në kohë normale./E.D-21Media

Back to top button