Varane mungon në derbin me Cityn
Manchester United ka dhënë informacione të reja për shkallën e dëmtimit të pësuar nga Raphael Varane gjatë barazimit 2-2 të së martës me Atalantën në Ligën e Kampionëve.
Klubi konfirmon se Raphael pësoi një dëmtim të kërdhokullës, i cili pritet ta mbajë atë jashtë fushës për rreth një muaj.
Qendërmbrojtësi u largua nga fusha gjatë pjesës së parë të ndeshjes në Bergamo, me Atalantën në që ishte në epërsi 1-0. Ai u zëvendësua nga Mason Greenëood dhe “Djajtë e Kuq” arritën të sigurojnë një pikë të vlefshme kundër ekipit të Serie A me dy gola të realizuar nga Cristiano Ronaldo.
Ndeshja e radhës e United është të shtunën, kundër Manchester Cityt në “Old Trafford”, para pushimit dy-javor për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare.