Varhelyi: BE-ja nuk guxon ta tradhtojë Ballkanin Perëndimor, nuk ka kohë për pritje

Eurokomisari për zgjerim Oliver Varhelyi, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk guxon të lejojë ta tradhtojë Ballkanin Perëndimor dhe se nuk ka më kohë për pritje.
“Zgjerimi është proces, ka faza dhe kjo është më tepër proces administrativ se sa politik. Duhet të flasim për integrim politik, ekonomik, social dhe të sigurisë. Këto janë tema për Ballkanin Perëndimor. Kemi shembull të freskët- Afganistani. Afganistani është larg, por Ballkani Perëndimor është këtu. Përgjegjësi e jonë ndaj Ballkanit është më e madhe se sa ndaj Afganistanit. Nuk mund të lejojmë ta tradhtojmë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Varhelyi në panelin “E ardhmja e Evropës” në kuadër të Forumit strategjik të Bledit.
Ai ka shtuar se Bashkimi Evropian duhet me “fuqi sensitive” të motivojë vendet e Ballkanit Perëndimor, por doemos të ekzistojë edhe motiv në vetë shtetet.
“Patjetër të jemi të vendosur të mbajmë atë motivim dhe të sigurojmë se oferta që e vendosim në tryezë është e sinqertë. Në atë mënyrë mund të përshpejtojmë punët. Afganistani na ka mbajtur leksione dhe nuk kemi më kohë për të humbur”, ka thënë eurokomisari./TV21

Back to top button