Varhelyi takon Bislimin

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi sot është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në Bruksel.
Në një postim në Twitter Varhelyi ka deklaruar se me Bislimin ka diskutuar për reformat që Kosovës i duhen pas raportit të fundit të Komisionit Evropian.
“Me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe dialog sot, duke diskutuar reformat që Kosovës i nevojiten që të fokusohet në linjë me raportin e fundit të Komisionit Evropian. Nënvizova rëndësinë për zbatimin e shpejt të planit të BE-së për Ekonomi dhe Investime për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Varhelyi në Twitter./21Media


 

Back to top button