Variantet e COVID-19 në të ardhmen mund të jenë të ashpra, thonë shkencëtarët

 
Përhapja e variantit të ri të COVID-19 “Omicron”, do të thotë se çdonjeri është në rrezik të infektohet. Ky variant nuk kurseu as Princin Çarlls, e më pas edhe bashkëshorten e tij dhe të ëmën, mbretëreshën Elizabeta II.
Sipas pallatit Bakingam, mbretëresha ka simptoma të lehta.
Studiues britanik për revistën Nature kanë bërë të ditur se varianti i fundit pushton antitrupat që prodhohen gjatë infektimit të mëparshëm me SARS-CoV-2.
Dr.Raghib Ali, nga Senior Clinical Research në Universitetin e Kembrixhit, nga Njësiti i Epidemiologjisë, thotë se varianti Omicron është përgjegjës për shtimin e rasteve të infektuara sërish, e kjo ndodh pasi që efekti i vaksinës zbehet.
Sipas tij, veçanërisht me omicronin që infekton rrugët e sipërme të frymarrjes, vaksina nuk ofron mbrojte aq të madhe kundër infeksionit në hundë e fyt, dhe kjo është arsyeja pse simptomat janë të njëjta si nga të ftohtit.
Profesor Jonathan Ball, përgjegjës i qendrës për studime globale të virusëve në Universitetin e Notingamit, thotë se është vështirë të arrihet në një përfundim për infektimet që kanë ndodhur para omicronit sepse statistikat nuk janë mbledhur për këtë.
Ai thotë se ka dy arsye për këtë, njëra është se ka ndodhur që së fundmi të shqyrtojnë rastet e riinfektuara, dhe shumë raste që kanë ndodhur më parë nuk janë regjistruar. Sipas tij, shumë persona mund të infektohen sërish, veçanërisht personat që janë aktiv në shoqëri, që dalin dhe kontaktojnë me të tjerë, që do të thotë se ata i ekspozohen dy varianteve.
Në spitalet britanike, raste me Omicron nuk ka pasur shumë kohët e fundit, pasi që simptomat janë të lehta, dhe personat e infektuar janë shëruar në shtëpi. Kjo ka ndikuar që qeveria të lehtësojë masat atje, sipas tyre edhe nëse personi rezulton pozitiv në testin e COVID-19, nuk ka nevojë të izolohet, edhe pse rekomandohet që të qëndrojë në shtëpi për pesë ditë.
Por profesor Ball paralajmëron se njerëzit duhet të kuptojnë se personat që janë infektuar më parë, të mos mendojnë se nuk infektohen sërish, apo se vaksina është garanci për mos infektim. Ai ka thënë se vaksina humb fuqinë me kalimin e kohës.
Dr. Ali thotë se mbi 90 për qind e të rriturve janë vaksinuar, por më shumë se 98 për qind e tyre kanë antitrupa. Kjo do të thotë se ndoshta dy e treta e popullatës në Angli janë infektuar dhe janë vaksinuar.
Ali po ashtu ka cekur të dhënat nga studimi SIREN (SARS-CoV-2 Immunity & Reinfection EvaluatioN) ku janë ekzaminuar të riinfektuarit me COVID-19 në stafin e shërbimit shëndetësor. Ai ka thënë se deri në 20 për qind të tyre ishin të riinfektuar, por me variantin omikron.
Edhe pse Omicroni paraqet shenja më të lehta, shkencëtarët thonë se njerëzit nuk duhet të përzihen me të tjerë nëse janë të infektuar me virus, kjo pasi që eziston mundësia që virusi të ndryshojë formën dhe të bëhet një variant që mund të shkaktojë dëme serioze në shëndet.
Ata thonë se është shumë me rëndësi që ekipe shëndetësore në mbarë botën të vazhdojnë të mbajnë në mbiqyrje qasjen e virusit.
Dr. Ali ka thënë se bazuar në atë se si mutacionet funksionojnë në proteinën me gjemba të virusit korona, nuk ka garanci që varianti i radhës do të jetë më i lehtë, andaj duhet pasur shumë kujdes.
Kështu mendon edhe Dr. Ball, i cili ka thënë se COVID-19 duhet të menaxhohet me kujdes të madh, veçanërisht tek personat që kanë edhe sëmundje të tjera, e tek të cilët vaksina ka më pak efikasitet.
Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon që personave të cilët janë të shoqëruar me sëmudje të tjera, duhet tu jepet edhe një doze shtesë e vaksinës kundër COVID-19.
Profesor Ball ka përfunduar e me këtë se me imunizim të popullatës, disa nga virusët zhduken, por prap se prap kjo nuk ka garanci. Ai thotë se është gabim të supozojmë se virusi do të vazhdojë të bëhet më pak patogjenik. Për këtë duhet të bëhen fushata vetëdijesuese, se si të mbrohemi në të ardhmen, në mënyrë që bota të jetë më e përgatitur për ndonjë vale tjetër infektimesh, ka thënë ai./21Media

Back to top button