Lëvizja Vetëvendosje kërkon unitet për dialogun

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sot ka kërkuar unitet nga partitë parlamentare për dialogun me Serbinë.
Ajo ka thënë se pas agresionit rus në Ukrainën kanë ndryshuar rrethanat gjeostrategjike dhe Kuvendi duhet të del me një vendim se disa marrëveshje që janë bërë nuk mund të funksionojnë, derisa ka një realitet të ri që po shpërfaq Serbia.
“Sot është koha të unifikohemi, sot fatkeqësisht po ndodh një e keqe e madhe në Ukrainë, por për ne është një mësim i madh gjithashtu mbi qasjen si e kemi pas dhe duhet të organizojmë ndaj Serbisë. Nuk mundemi më të jemi të fragmentuar karshi tyre. Ne duhet të jemi bashkë, ky Kuvend duhet të deklarojë si pikat të cilat janë vendosur, vendimet dhe nënshkrimet e marrëveshjeve që janë bërë në disa rrethana nuk mund të funksionojë se ka një realitet që ka shpërfaq Serbinë nga gjitha aspiratat që kanë pasur deri tash. Nuk e kanë forcën ushtarake të Rusisë, por ka pasur një politikë pak nga BE dhe shumë nga Rusia. Është një rrethanë gjeostrategjik krejt tjetër se ndryshe do të ishte situata sot. Prandaj nuk e shoh këtë debat që ne të përçahemi por si debat që ne të bashkohemi. Ne ti japim mbështetje qeverisë dhe kryenegociatorit”, është ajo në debatin parlamentar për dialogun.
Shefja e deputetëve të mazhorancës e ka kritikuar edhe iniciuesin e debatit për dialogun me Serbinë.
“Cila është marrëveshja e keqe që kjo qeveri ia solli Kosovës. Ju e keni ftuar dialogun që të diskutojmë në ditë pa ditë, në moment pa momente. SI mund të shtyjmë përpara dialogun dhe raportet me Serbinë. Ku është zori sot, cila është kërkesa e juaj që sot ne të amnistojmë dhe ti japim argumente shtesë Serbisë në raport me Kosovën në rrugën e saj drejtë BE-së. Ne duhet bashkërisht të kalkulojmë se kemi pas një proces të gjatë mbi 1 dekadë me pak suksese dhe shumë dështime a do të jemi në gjendje sot aktualisht që ato pak suksese dhe shumë dështime ti vazhdojmë si të tilla, apo në një moment kur një shtet sulmon një shtet sovran dhe ka një sozi këtu në Ballkan që e ka emrin Republika e Serbisë që e fillon të njëjtën me Malin e Zi dhe nesër ndoshta me Kosovën, t’ia lehtësojmë punën. Si një person me bagazh dhe strateg i luftës kisha pritur një qasje tjetër nga ana juaj”, ka shtuar ajo.
Kusari-Lila i ka quajtur ofendues qëndrimin e mëhershëm të kryetarit të AAK-së në Kuvend.
“Për ne si unitet është kjo të përcjellët si mesazh dhe jo të del një kryetar i një partie, një ish kryeministër dhe të ofendojë me radhë në momentin kur një kryeqytet i një vendi bie nga forcat ruse”, ka thënë ajo.
Kusari-Lilës i është kundërpërgjigjur deputeti Haradinaj.
“Sa i përket partive Mimozë je shumë e shkathët, ke qenë e zonja në çdo parti. Sot po shoh se mbi LVV-në je, e di se ke kalu 5-6 parti”, ka thënë ai.

Back to top button