Varianti i ri i koronavirusit edhe në Kosovë

 

 

Në një konferencë për media, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka bërë të ditur se  ditëve të kaluara IKSHPK-ja ka dërguar 35 monstra në Gjermani për variantin e ri të virusit COVID-19, ku tri prej tyre kanë rezultuar pozitive.

“Ditëve të kaluara IKSHPK ka dërguar 30 mostra për testim në Gjermani, për variantin e ri të virusit pas shfaqjes së tij në më shumë se 70 vende të botës. Nga rezultatet e marra tri mostra kanë rezultuar pozitive në testimin preliminar në variantin B117”, ka thënë Zemaj.

Kujtojmë se ky variant është raportuar për herë të partë në Britaninë e Madhe./21Media

Back to top button