Kosova prej të hënës formalizon marrëdhëniet me Izraelin

 

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti sot bëri të ditur se Republika e Kosovës prej të hënës formalizon marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Izraelit.

Sipas Hotit, ky do të jetë kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale dhe duke përjetësuar miqësinë midis qytetarëve të të dyja vendeve.

“Njohja nga Izraeli ndodhi me 4 shtator 2020, në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, pas zotimeve të firmosura në marrëveshjen e Washingtonit.
Ky është edhe një sukses i Qeverisë, fal angazhimit parimor dhe vendosmërisë për krijimin e lidhjeve të veçanta dhe partneritetit strategjik me SHBA-të.”, shkroi Hoti në facebook./21Media

Back to top button