Vasfije Krasniqi – Goodman: Sa herë që jemi në kushte të “barabarta” Serbia, humb çdo betejë

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi- Goodman e cila ka qenë prezentë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara bashkë me presidenten e Kosovës dhe tri të mbijetuara tjera të luftës, ka reaguar pas seancës.

Ajo përmes një postimi në Facebook e ka quajtur presidentin serb , Goebbelsi i Millosheviçit.

“Sa herë që jemi në kushte të “barabarta” Serbia, humb çdo betejë. Derisa, Goebbelsi i Millosheviçit, i cili mbanë anën e së keqes (tek e fundit, aty e ka vendin) dhe bënte propagand kundër Kosovës e shqiptarëve. “, ka shkruar Krasniqi- Goodman.

Ajo ka vlerësuar fjalimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Këshill të Sigurimit.

“Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, shpërfaqi të vërtetën e cila si asnjëherë më parë u tha qartë e më zë të lartë se Serbia, ka kryer krime… “merr guximin e kërko falje për krimet që keni bërë”.
Pavarësisht se ne ishim ekip këshillëdhënës fillimisht nuk na është lejuar hyrja në sallë, por me insistimin dhe këmbënguljen e Presidentes një gjë e tillë u lejua dhe NE, e shoqëruam Presidenten në takim. Ky ishte një hap shumë i rëndësishëm drejtë rrugës dhe misionit tonë./21Media

Back to top button