Vashat “Dardane” i zhvillojnë dy ndeshje miqësore ndaj Greqisë në Selanik

Në fundjavë rikthehen emocionet e hendbollit. Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave i zhvillon dy ndeshje miqësore ndaj Greqisë në Selanik, para sfidave kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Sporti hapë rrugë të reja e ndërton ura bashkëpunimi. Prova më e mirë është Federata e Hendbollit të Kosovës, që së fundmi ka aranzhuar dy miqësore me Kombëtaren e Greqisë në konkurrencën e femrave, para eliminatoreve për Kampionatin Evropian. Të shtunën dhe të dielën, vashat “Dardane” sfidojnë kundërshtaret helene në Selanik, me takimet kontrolluese që janë aranzhuar pas ftesës që ka marrë Federata e Hendbollit të Kosovës nga ajo e Greqisë.
Shumë të rëndësishëm këtë bashkëpunim e vlerëson numri një i shtëpisë drejtuese të hendbollit kosovar, Eugen Saraçini. Ai e vlerëson shumë pozitivisht përkushtimin e FHK për të krijuar mundësi të reja e kushte zhvillimi për hendbollin e femrav
Nën urdhërat e përzgjedhësit Agron Shabani, vashat “Dardane” janë stërvityr gjatë këtyre ditëve në Istog, ndërsa ato do të udhëtojnë drejt Selanikut të premten. Javën e ardhshme më 3 dhe 5 nëntor, Kosova i zhvillon në Istog dy ndeshjet e para kualifikuese ndaj Ishujve./21Media 

Back to top button