Vashat e Kosovës shkatërrojnë Bullgarinë, promovohen në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kombëtarja e Kosovës e femrave e ka siguruar kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, vashat e Kosovës e kanë shkatërruar Bullgarinë duke e mposhtur 5:1.

Golat për “Dardanet” i shënuan Donjeta Halilaj (minuta e 39’), Valentina Metaj (minuta e 58’), Modesta Uka (minuta e 71’) dhe Ereleta Memeti (minuta e 84’ dhe 89’).

Me pikët e reja, Kosova ngjitet në kuotën e 10 pikëve në vendin e parë të Grupit 5 të Ligës C të Ligës së Kombeve, dhe siguron kualifikimin në Ligën B.

Rezultati final, 5:1 në favor të Bullgarisë.

Back to top button