Vashat e Kosovës U17 e pësojnë nga Franca

Kombëtarja e Kosovës e femrave në grupmoshat U17 ka pësuar humbjen e dytë në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese të raundit të dytë të Ligës A Grupi 5 për Euro 2023.

Vashat e Kosovës u mposhtën nga Kombëtarja e Francës me rezultat të thellë 5:0, ku francezet ishin dukshëm më të mira.

Golashënuese te Franca ishin Rambaud (minuta e 18’), Ben Khaled (minuta e 23’), Joseph (minuta e 36’), Traore (minuta e 74’) dhe Effa Effa (minuta e 79’).

“Dardanet” e reja ndeshjen e radhës dhe të fundit do ta zhvillojnë më 29 mars kundër Italisë.

Rezultati final, 5:0 në favor të Francës U17.

Back to top button