Italia mposht Maltën, Portugalia shkatërron Luksemburgun

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Ta’Qali National”, Kombëtarja e Italisë e ka regjistruar fitoren e parë të këtij cikli kualifikues, duke e mposhtur Maltën 2:0.

Të dy golat e ndeshjes së sotme u shënuan në pjesën e parë, ku Mateo Retegui shënoi në minutën e 15’ për 1:0, kurse Matteo Pessina e vulosi rezultatin final 2:0 në minutën e 27’.

Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe Kombëtarja e Portugalisë, e cila si mysafire e shkatërroi Luksemburgun 6:0.

Golat për portugezët i shënuan Ronaldo (minuta e 9’ dhe 31’), Felix (minuta e 15’), Silva (minuta e 18’), Otavio (minuta e 77’) dhe Leao (minuta e 89’).

Rezultatet finale të ndeshjeve të sotme të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024 i gjeni më poshtë.

Kazakistani 3:2 Danimarka

Anglia 2:0 Ukraina

Lihtenshtajni 0:7 Islanda

Sllovenia 2:0 San Marino

Luksemburgu 0:6 Portugalia

Malta 0:2 Italia

Irlanda e Veriut 0:1 Finlanda

Sllovakia 2:0 Bosnja dhe Hercegovina

Back to top button