Vashat e UP “Hasan Prishtina” në gjysmëfinale të botërorit universitar të hendbollit

Ka përfunduar me fitore të vashave të “Hasan Prishtinës” ndeshja e fundit e programit të sotëm në sallën “1 Tetori” në kuadër të Kampionatit Botëror të hendbollit për universitete.
Pas plot 60′ minutave lojë të zhvilluara, hendbollistet e UP “Hasan Prishtina” kanë shkatërruar ato të Universitetit “Shkodra” me shifrat 68:36.
Pjesa e parë e ndeshjes në sallën “1 Tetori” tregonte rezultatin 35:14 në favor të vashave “Dardane” kurse e dyta përfundoi me shifrat 33:22, po ashtu në favor të hendbollisteve të “Hasan Prishtinës”.
Më e mira e ndeshjes ishte Melike Ipci e “Hasan Prishtinës” me plot 20 gola të shënuar, kurse më e dalluara te “Shkodra” ishte Iris Armoku me plot 17 gola të realizuar.
Me këtë fitore, vashat “Dardane” prekin kuotën e dy fitoreve, dhe vazhdojnë në fazën gjysmëfinale të turneut.

Back to top button