Vasil Naçi tregon se cila është rruga drejt suksesit

Suksesin e dëshirojmë të gjithë, por për të arritur atë duhet ndjekur disa hapa të rëndësishëm

Për të mësuar se si të jemi më të suksesshëm në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, njëri prej sipërmarrësve më të suksesshëm në Shqipëri dhe rajon, Vasil Naçi është duke mbajtur një event unik.
Eventi ka filluar nga ora 13:00 dhe pritet të zgjatë deri në 20:00. Aty Naçi shpjegon:

• A është suksesi në doren tënde?
• Si mund t’i arrish më shpejtë dhe më lehtë ëndrrat e tua?
• Si mund të kapësh nivelet më të larta të suksesit edhe kur rrethanat nuk jane te favorshme?
• Si mund të kesh sukses në vazhdimësi?

Naçi vlerëson se suksesi në jetën personale dhe në biznes arrihet nëse kultivon bindjet progresive, motivimin e vazhdueshëm, harmoninë me veten, familjen dhe organizatën, si dhe siguron mjetet dhe sistemet e duhura për progres të vazhdueshëm.

Sipas tij në çdo formulë suksesi, faktori më i rëndësishëm është vetë individi.

“Suksesi nuk është i rezervuar vetëm për pak njerëz, ai është një shkencë që mund të mësohet nga çdokush”, është një ndër fjalitë inspiruese të Naçit.

Kështu të gjithë ata që kanë fat të jenë prezent në këtë event po marrin këshilla nga Vasil Naçi për gjërat e sipërpërmendura e shumë të tjera.

Për më shumë mund t’i drejtoheni linkut më poshtë.

http://event.rrugadrejtsuksesit.com/rruga-drejt-suksesit//21Media

Back to top button