Vazhdojnë evakuimet, teksa Mesdheu përballet me zjarre

Autoritetet në Francën perëndimore po paralajmërojnë për një “apokalips të nxehtit” në 15 rajone, pasi një valë e të nxehtit vazhdon të mbulojë pjesën më të madhe të Evropës.
Temperaturat mund të arrijnë nivele rekord në jugperëndim të vendit, me zjarrfikësit që po luftojnë me zjarret dhe mijëra të detyruar të evakuohen.
Flakët në Spanjë, Portugali dhe Greqi kanë detyruar mijëra të tjerë të largohen, transmeton rtv21.tv.
Temperaturat rekord priten gjithashtu në pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka paralajmërimin e saj të parë të kuq të nxehtësisë ekstreme.
Zjarret në Francë në ditët e fundit kanë detyruar mbi 16,000 njerëz të largohen nga zona, me strehimore emergjente të ngritura për të evakuuarit.
Gironde, një rajon turistik popullor në jugperëndim, është goditur veçanërisht keq, me zjarrfikësit që po luftojnë për të kontrolluar zjarret që kanë shkatërruar mbi 14,000 hektarë tokë që nga e marta e kaluar.
Vala e të nxehtit ka shkaktuar paralajmërime për atë që një meteorolog e përshkroi si “një apokalips nxehtësie” në disa zona të jugperëndimit./21Media

Back to top button