Vazhdojnë fitoret për Liverpoolin në Premier Ligë, mposht Brightonin

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Amex” mes skuadrës së Brightonit dhe gjigandit anglez Liverpool, ku ky i fundit ka arritur të arkëtojë pikët e plota.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Liverpooli ka shënuar fitore solide me rezultat 2:0 kundër Brightonit.
Fillimisht, ishte sulmuesi anësorë Luis Diaz ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku kalon “Të Kuqtë” në avantazh prej 1:0 në minutën e 19’ të ndeshjes.
Golin e dytë për skuadrën e Jurgen Klopp dhe të fundit të kësaj ndeshjeje e shënoi ylli egjiptian Mohamed Salah nga pika e bardhë në minutën e 61’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Liverpooli tani i afrohet në vetëm tre pikë liderit të tabelës Manchester Cityt, ku tani gjendet në kuotën e 66 pikëve, krahas kundërshtarit të sotëm Brightonit që renditet në vendin e 13 me 33 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes është 2:0 në favor të Liverpoolit.

Back to top button