Vazhdojnë kolonat deri në 2 orë pritje për të hyrë në Kosovë

(Lajm i përditësuar)


Vazhdojnë pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë.

Aktualisht deri në dy orë po presin qytetarët në kolona në  Janrinjë, kurse te Dheu i Bardhë po presin më shumë se një orë.


Deri në dy orë janë pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë.

Në pikën kufitare në Merdarë pritjet janë deri në gjysmë ore, në Bërnjak dhe në Muçibabë deri në 10 minuta,

Në pikat e tjera kufitare ka pritje deri në 5 minuta.


Vazhdojnë pritjet e gjata për të hyrë në Kosovë

Kolona të automjeteve po vazhdojnë ende në dy pika kufitare në hyrje të Kosovës, pasi bashkatdhetarët po vazhdojnë të vijnë për festat e fundvitit.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolona në hyrje në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë, janë 150 metra të gjatë dhe pritja është 60 minuta.

Kurse, në hyrje në pikë kalimin kufitar në Merdarë, kolonat janë të gjata 100 metra dhe pritjet janë rreth 30 minuta.

Ndërsa, në pikë kalimet tjera kufitare pritjet janë vetëm 5 minuta./21Media

Back to top button