Vazhdojnë luftimet e ashpra në Severodonetsk

Luftime të ashpra po vazhdojnë në qytetin lindor të Ukrainës, Severodonetsk, të cilin forcat ruse janë përpjekur ta kapin prej javësh.
Tani, zyrtarët thonë se forcat ukrainase po e kanë të vështirë të parandalojnë sulmet ruse në qendër të Severodonetsk, por Rusia ende nuk e ka marrë kontrollin e qytetit, sipas guvernatorit rajonal të Luhansk, Serhiy Haidai, raporton BBC
Më parë, kryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Stryuk paralajmëroi se Rusia po synonte të pushtonte qytetin me më shumë trupa dhe tha se forcat e armatosura të Severdonetsk kanë forcuar pozicionet e tyre dhe po mbajnë linjën, përcjell rtv21.tv
Trupat ruse po bombardonin vazhdimisht qytetin Lysychansk dhe forcat e Moskës po synonin qëllimisht zonat ku fshiheshin civilët, tha Haidai në Telegram.
Ai përsëriti një thirrje për dërgimin e artilerisë me rreze të gjatë në Ukrainë për të mundësuar trupat e saj të zmbrapsin rusët në rajon./21Media

Back to top button