Vazhdojnë pritjet e gjata në Kakavijë

 

Mbi 700 persona dhe 320 automjete kanë kaluar gjatë natës në pikën kufitare të Kakavijës.

Rradha e automjeteve është ulur dhe aktualisht është rreth 4 kilometra, por po punohet edhe nga pala greke.

Me këtë ritëm, automjetet po lëvizin drejt kufirit.

Duke filluar nga dita e sotme (16 gusht), kushdo që hyn në Greqi do të duhet të karantinohet për 1 javë.

Duke nisur nga e hëna (17 gusht), nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00.

Back to top button